Ledina Çelo rikthehet pas shtatë vjetësh

Ledina Çelo rikthehet pas shtatë vjetësh

Ledina Çelo nisi karrierën në vitet e 90-ta madje shkeli edhe skenën e madhe të Eurovizionit, kur përfaqësoi Shqipërinë në vitin 2005 me këngën “Nesër shkoj”, njofton Insajderi.

Më pas karriera e saj muzikore ishte mjaft e frytshme, por hera e fundit që e dëgjuam një këngë të re nga artistja ishte viti 2013, kur mori pjesë në spektaklin “Kënga Magjike”, me këngën “Gaboja”.

Por këngëtarja që është e martuar me ish-kampionin e kikboksit, Naim Kabashi, ka kohë që jeton me familjen e saj në Gjermani, dhe kështu ajo u shkëput edhe nga muzika.

E tani në periudhë pandemie ajo po i rikthehet këndimit, duke lajmëruar kështu edhe lansimin e një kënge të re.

Në një postim në llogarinë e saj në Instagram, ajo shkruan se pikërisht në këtë periudhë kemi nevojë për muzikë, ndonëse realizimi i videoklipit ishte shumë i vështirë.

Kënga titullohet “C’est La Vie” dhe premierën do ta ketë në Youtube me 6 nëntor.

“„C‘EST LA VIE“ Nje kenge e re per ju publik dhe fansa te dashur! Video klipi u realizua jo lehtesisht per shkak te situates jo te zakonshme, por mendoj pikerisht ne kete moment kemi nevoje per nota shpirti dhe dashurie. (YouTube premiere ne 06.11.2020 )”, shkroi ai në postim ku ndau edhe një klip të shkurtër të asaj që do të jetë videoklipi i ri. /Insajderi.com