Në postimin e saj më të fundit, Ledjana – e cila numëron me shumë se 426 mijë ndjekës në Instagram – debutoi me tatuazhin e ri, njofton Insajderi.
Ajo kishte dalë pak nga preferencat e saj për një tatuazh më masiv. Më parë ajo ishte deklaruar se pëlqen tatuazhet më diskrete, por rasti me gdhendjen e re me bojë është shumë më ndryshe.
Në pjesën e poshtme të krahut, konkurrentja e “Për’puthen”, ka një tatuazh “mëngë”, që mbulon rreth e qark gjymtyrën me trëndafila.
“E adhuroj tatuazhin tim të ri”, shkruan ajo, por shumë nga komentet nuk janë në një mendje me Ledjanën.
View this post on Instagram
Shumë nga ata e quajnë të pa shije zgjedhjen e saj për artin trupor. Disa e quajnë të tepërt, dhe nuk i përshtatet natyrës së saj të brishtë. /Insajderi.com