Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Ledjana Prenga do të kujtohet nga ndjekësit e këtij programi për raportin e saj me ish-konkurrentin, Mevlan Shabën, pasi që ata kanë dalë qifte nga emisioni, shkruan Insajderi.
Dyshja shkaktoi herë pas here ‘drama’ me zënkat, ndarjet e ribashkimet e njëpasnjëshme.
Një temë që u përfol në emision ishte lidhja e saj e aluduar me dikë në Belgjikë.
Por Ledjana asnjëherë nuk e pranoi madje e kundërshtoi dhe e mohoi fuqishëm.
Deklarata e Ledjanës së fundmi në rrjetin social “Instagram” siç duket se ka konfirmuar thashethemet që zgjatën me muaj.
Ajo ka ndarë një fotografi në Instagram teksa ka shkruar: “Dashnia n’distancë është sprovë, e zoti sprovon njerëzit që i don mas shumti”.
Duke lënë të kuptojmë se me të vërtetë po përjeton një dashuri në distancë me partnerin e aluduar në Belgjikë./Insajderi.com