Festivali i filmit të shkurtë dhe dokumentarit “Dokufest”, po vazhdon të shpalosë programet e edicionit të 16-të, kushtuar së ardhmes dhe së fundmi ka shpalosur edhe programin e plotë të DokuNights,
Hapjen të premten në skenën Andrra do ta bëjnë emrat shumë të njohur të skenës: Ledri Vula, Buta dhe Gamblemania.
Në natën e dytë më 5 gusht, në skenën e njëjtë, Drugstore Beograd do ta zbardhë natën në DokuNights; me një line-up super emocionues të një performance live me Sleeparchive dhe me sets nga Regen dhe Andreas HZ.
E nata 6 gushtit, sjellë një andërr brenda një andrre. Koncepti live i Andrra-s bashkëpunimi mes artistes kosovare, Fatime Kosumi me anëtarët e bendit APPARAT nga Berlini.
7 gusht, e hënë, bendi lokal Post Punk/Punk/Electonica dhe Elektorati Intelektual, do të hapin koncertin e DokuNights me këngë nga albumi i tyre i ri, i dyti me radhë, “I can’t handle people anymore”.
Të martën e 8 gushtit vjen Crown & the ZBDs dhe Dj Goce.
Më 9 gusht, e mërkurë, performojnë Marcus Henriksson aka Minilogue, Samuli Kemppi, Panda dhe Moodular, shkruan KultPlus.
10 gushti e enjte sjellë Angry Youth, Mez, Grandmixxer, Zgjim dhe Greywan ndërsa më 11 gusht, e premte vijnë Ilian Tape Showcase, Zenker Brothers, Andrea dhe Leo Lumezi.
DokuNights përmbyllet më 12 gusht në Lumbardh, ku sjellë performancën live të Kaira Kela, Kolektiv afro-beat nga Zagrebi me anëtarë nga Senegali, Izraeli, Kroacia dhe Kosova.