Një nga lidhjet më të përfolura të industrisë së muzikës, është padyshim ajo e Ledrit dhe Dafinës.
Kjo lidhje romantike kishte kushtuar Dafinës, shoqëria me Tunën, pasiqë kjo e fundit dhe Ledri kishin pasur një romancë jetëshkurtër. E pas ndarjes nga Ledri në vitin 2012, u përfol se shkak ishte edhe përleshja fizike mes Ledrit dhe ish të dashurit të Dafinës, Krenar Çoçaj.
Mirëpo, asnjë nga të lartpërmendurit nuk kishin pranuar të flasin publikisht.
Por, lidhjen e Ledrit dhe Dafinës e kujtojnë të gjithë për faktin se ishin artistët më në zë të asaj kohe. Ata madje kishin bashkëpunuar për këngën “Got ur back”.
E tani, vite e vite më pas, ata u rikthyen për një tjetër bashëpunim, këtu edhe Lumi B. Kënga “Aman” u publikua gjatë ditë së sotme dhe është realizuar me videoklip.
Por, Ledri është në lidhje me Sarën do thoni ju… por që nga një postim i Dafinës në llogarinë e saj në Instagram duket gjithçka në rregull. Sara dhe Dafina janë shoqe.
Sikur të mos mjaftonte kjo, në vitin 2018 ende pa u konfirmuar lidhja Ledri dhe Sara, në inernet qarkullonte një video ku shihej Dafina duke performuar, dhe Ledri e Sara duke shijuar në maksimun atmosferën që ajo krijonte. /Insajderi.com