U raportua se Ledri dhe Sara Hoxha ishin në lidhje që një kohë të gjatë mirëpo e gjitha mbeti një ‘sekret publik’ deri në postimin e Ledrit në Instagram e cila do ta konfirmonte lidhjen e dyshes, njofton Insajderi.
Tani që dyshja kanë konfirmuar lidhjen e tyre, postimet e përbashkëta ose për njëri tjetrin janë të shumta.
Gjatë periudhës së vetë izolimit, çifti ishin larg njëri tjetrit, Ledri në Kosovë kurse Sara në Gjermani. E tash së fundmi me lirimin e fluturimeve ata u bënë së bashku dhe mësynë bregdetin për kaluar kohë relaksuese, njofton Insajderi.
Që prej vitit 2017 në fokus të lajmeve rozë ishte Sara Hoxha, vajza që nuk ka lidhje me industrinë e muzikës, mirëpo gjendej në çdo hap ku ishte Ledri. Më pas në prill të vitit 2020 postimi i Ledrit në Instagram, i dha fund të gjitha thashethemeve.
Asokohe reperi kishte postuar në Instagram një foto të përbashkët, me Sarën që i hidhet në përqafim, me një përshkrim shumë të thjeshtë, vetëm një ‘emoji’ zemër. /Insajderi.com