Ledri ka një emër përkëdhelës për të dyja, të dashurën dhe vajzën që do vijë në jetë

Ledri ka një emër përkëdhelës për të dyja, të dashurën dhe vajzën që do vijë në jetë

Ditëve të pritjes së ëmbël, për çiftin shumë të dashur, Ledri dhe Sara Hoxha po i vjen fundi. Dyshja janë shpërngulur në Gjermani, ku edhe do të presin në jetë vogëlushen e tyre. Ndoshta pak e dinë, por Sara ka jetuar në shtetin gjerman me familjen e saj, shumë kohë para njohjes me reperin.

Në postimë të ndryshme që kemi parë në llogaritë perkatëse të reperit dhe Sarës, kemi parë që ata e quajnë njëri tjetrin me emrin përkëdhelës “Culi”, njofton Insajderi.

Por ky nuk është emri i vetëm që Ledri përdorë për t’iu referuar të dashurës. Madje të njëjtin përdor edhe për vajzën e tij, ende të pa lindur.

Sara ka postuar një foto, ku shihet duke shijuar një briosh teksa të gjithë vëmendjen e ka marrë reperi me komentin e tij.

“My G”, ka shkruar ai që është derivat i shprehjes angleze “My Gangster” që përkthehet në “Gangsteri im”. Është një shprehje që përdorin miqtë e ngushtë kur thërrasin njëri tjetrin, dhe është tipike mes gjinisë mashkullore.

Kujtojmë se me këtë epitet Ledri quan edhe vajzën e tij që ende nuk ka ardhur në jetë. Në këngën e tij “Si baba” dedikuar të bijës Ledri thotë: “Zemër ty t’kam shpirt. Princesha babit, ty t’kom G! Ty t’kom n’ekip”. /Insajderi.com