24 ; 8

Ledri për vdekjen tragjike të Kobe Bryant: “Qava si fëmijë i vogël”

Ledri për vdekjen tragjike të Kobe Bryant: “Qava si fëmijë i vogël”

Ikja tragjike nga jeta e Kobe Bryant dhe vajzës së tij 14 vjeçare këtë janar, la zemërthyer të gjithë pasionantët e basketbollit dhe botën e sportit.

Që kur Ledri Vula u bë një fytyrë publike ai gjithnjë ka shprehur dashurinë e tij të madhe për basketbollin. Gjenerata e tij ishin rritur me të bëmat e Kobe Bryant, i cili prezantoi një lojë strategjike të paparë.

Aso kohe Ledri, kishte ndarë dhembjen e tij për vdekjen e basketbollistit në rrjetet e tij sociale, por një intervistë për NIN me Alaudin Hamitin, ai zbuloi se me të marrë vesh lajmin, i kishin rrjedhur lotë, njofton Insajderi.

Dikush që arriti ti përafrohet Michael Jordan ishte Kobe Bryant. Unë jam rritur me lojën e Kobe-t. Zgjohesha në 4 të mëngjesit që t’i përcjellja ndeshjet e tij. Momentin kur ai vdiq, ka marrë një copë të rinisë time sepse sa herë luaja mua më dukej vetja Kobe dhe jo Ledri”, tha artisti në intervistë.

Në janar të këtij viti, Ledri ishte në Australi dhe kur një shok i kishte kumtuar lajmin, ai nuk e kishte besuar, “Nuk e kam besuar derisa e lexova vetë, lotët si fëmijë më kanë dalë. E kam dashtë shumë”. /Insajderi.com