Ledri Vula dikur mbetej edhe pa gjum për të dashurën e tij

Ledri Vula dikur mbetej edhe pa gjum për të dashurën e tij

Beqari më i kërkuar, nuk është më beqar, madje Ledri tani po bëhet edhe baba për herë të parë me të dashurën e tij Sara Hoxhën, e cila është në muajt e fundit të shtatzënisë, njofton Insajderi.

Ndonëse se dyshja kanë mëse 2 vjet që janë bashkë, vetëm tani kanë filluar të bëjnë publike disa detaje të ëmbla të lidhjes së tyre.

Reperi që së shpejti bëhet baba i një vajzë, i ftuar në një intervistë me Ardit Gjebrean, foli për fillimet e lidhjes së tij me Hoxhën.

“Më Sarën jemi njohur në Gjermani, në një koncert, krejt rastësisht e kam takuar. Edhe më pas kemi folur në Instagram, deri sa jemi takuar”, thotë ai kur Gjebrea e pyet se si u takuan.

Ledri shton se kur Sara ishte me studime në Meksikë i është dashur të ndryshojë orarin e gjumit dhe ka qëndruar dhe pa gjumë për të folur me të.

“Po kam ndenjur një kohë [pa gjumë]. Kur ka qenë në Meksikë me studime, e kam ndërruar gjumin për të mundur të flisja në telefon, kështu që më ka rënë pak edhe pa gjumë të rri”.

Për reperin në fillim ishte e frikshme fakti se ai pak e nga pak po e gjente veten të dashuruar dhe në një lidhje serioze, por ai e dinte se Sara ishte e duhura për të. /Insajderi.com