Alaudin Hamitin në NIN. Teksa dyshja diskutonin në studio për albumin" />
dashuria është në ajër

Ledri Vula i dashuruar: Mezi paska pritur të ndajë çdo detaj me publikun

Ledri Vula i dashuruar: Mezi paska pritur të ndajë çdo detaj me publikun

Të hënën me datë 22 qershor, Ledri ishte i ftuar në një intervistë me Alaudin Hamitin në NIN.

Teksa dyshja diskutonin në studio për albumin e tij të ri e të tjera, biseda rrjedh në atë mënyrë që ai të fillonte të fliste pak edhe për jetën romantike.

E në atë moment atmosfera në studio duket se ndryshon, sepse një Ledri të tillë nuk kemi parë kurrë. I shkëlqejnë sytë, vetëm buzëqesh teksa ai fillon të tregojë gjithçka në lidhjen me të dashurën e tij, Sarën.

Beqari më i kërkuar ndër vite, tani është kokë e këmbë i dashuruar!

Ledri Vula - I Vogel by HITET 2018 SHQIP on SoundCloud - Hear the ...

Ledri si duket po e kupton prekjen e dashurisë së vërtetë, çdo gjë është e bukur. Reperi thotë se lidhja me Sarën ka bërë që njerëzit ta shohin me një sy tjetër. Ndjen një tjetër respekt dhe afërsi me njerëzit tjerë, njofton Insajderi.

“Njerëzit po më shohin me një sy tjetër, ma familjar. Edhe prindërit po më duan më shumë. S’e di, një tjetër dashuri kam prej rrethit, prej njerëzve, një dashuri që s’e kam ndjerë më herët. Po më pëlqen shumë”.

Dyshja për herë të parë u takuan në një koncert, dhe Sara ishte me shumë vajza prezente aty. Por reperit vetëm Sara i ra në sy.

“[Sara] ka sytë shumë të bukur. Ndonjëherë me disa njerëz thjesht përshtatesh. Thjesht bëhesh shok dhe zgjat. Ndonjëherë gjërat e pasforcuara..”, thotë reperi teksa tregon si i rrëmbeu zemrën Sara.

E gjatë ditës së djeshme, burime për Gazeta Blic kishin konfirmuar se Sara ishte në pritje të ëmbël dhe se çifti do të bëhen prindër për herë të parë. Ndonëse Ledri një gjë të tillë nuk ka konfirmuar e as mohuar, thotë se është gati të jetë baba.

Si të jetë e shkruar. Unë me qejfin më të madh. Të gjithë shokët e mi janë bërë baballarë, vetëm unë kam ngelur. E gjithë gjenerata ime janë bërë prindër edhe kur i shoh që pavarësisht streseve dhe problemeve, kanë gjithë atë dashuri prej fëmijëve. Asgjë në botë nuk i intereson kur kanë ata afër, prandaj dua dhe unë ta kem atë ndjenjë”. /Insajderi.com