
Para disa ditësh reperi Ledri Vula publikoi një pjesë të shkurtër të tekstit nga projekti i radhës i cili do të lansohet sot (18 maj).
Kënga mban titullin “Don Mo”, e cila është në bashkëpunim me modelen, Morena Taraku, gjithashtu e shoqëruar me videoklip nga qyteti i Dubait.
Ndërsa, reperi publikoi dhe një video të shkurtër ku dyshja janë të kapur për dore.
Ledri bashkëngjitur me videon ka shkruar: “Shyqyr që fryjke se Morena Taraku flakë”.
Ledri ka paralajmëruar edhe projekte tjera, në mesin e tyre edhe bashkëpunime që do të vijnë këtë verë e që padyshim do të jenë hit. /Insajderi.com