Reperi Ledri Vula para disa ditësh ka paralajmëruar se sezona e kësaj vere do të jetë e mbushur përplotë me duete nga ai, të cilat do të realizoheshin më herët por që i ka ndaluar situata pandemike.
Vula në një deklaratë për Prive, kishte shpalosur detaje mbi projektet e tij të reja, të cilat do të jenë në bashkëpunim me disa nga artistët e estradës shqiptare.
Reperi ka konfirmuar se është drejt realizimit të një projekti me reperin Majk si dhe me shoqen e tij të ngushtë, Kiden, e që do të jetë bashkëpunimi i tyre i parë në muzik dhe pa dyshim do të jetë hit i verës.
Ndërsa, së fundi Vula ka zbuluar se së shpejti do të lansoj projektin e ri “Don Mo”, me videoklip në Dubai, e që protagonist në të do të jetë ish-miss Kosova dhe këngëtarja, Morena Taraku. /Insajderi.com