Ledri Vula zbulon biznesin e tij të ri: Ka ardhur koha të sfidoj veten

Ledri Vula zbulon biznesin e tij të ri: Ka ardhur koha të sfidoj veten

Një nga reperët më të dashur shqiptar, Ledri Vula duket se shumë shpejt do të sjellë biznesin e tij privat. Këtë e ka bërë të ditur vetë artisti me anë të një postimi në ‘Instagram’, në të cilën ka treguar se si ka nisur ideja e këtij projekti të cilin ka vendosur ta sjellë me një prej shokëve të tij.

“Zakonisht nuk shkruaj tekste të tilla, se mundin e shkrij në tekstet e këngëve që ju i pëlqeni, por i erdhi radha edhe kësaj, ta shkruaj një njoftim, një dedikim. 15 vite muzikë, shumë sfida të rënda dhe të lehta. Shumë të arritura, por të gjitha në fushat që megjithatë i njoh mirë. Tani ka ardhur koha ta sfidoj veten edhe diku pak më ndryshe. Sfidë në një biznes ndryshe”, ka shkruar ndër të tjera Vula krah postimit të tij më të fundit, ku ka zbuluar se do të sjellë një kompani si ‘Frix’ me një ambient mjaft efikas, në të cilin ë gjithë do të kenë mundësi të shijojnë ushqime mjaft të shijshme.

Menjëherë pas këtij lajmërimi, në llogarinë e Ledrit nuk kanë munguar komentet dhe urimet e shumta jo vetëm nga ndjekësit, por edhe miqtë e tjerë artistë të reperit.

View this post on Instagram

Tung, Zakonisht nuk shkruj tekste te ketilla, se mundin e shkrij ne tekstet e kengeve qe ju i pelqeni, por i erdh radha edhe kesaj, ta shkruaj nje njoftim, nje dedikim. 15 vjet muzike. Shume sfida te renda dhe te lehta. Shume te arritura, por te gjitha ne fushat qe megjithate i njoh mire. Tani ka ardh koha me e sfidu veten edhe ne nje lemi pak me ndryshe. Sfidim ne lemin e nje biznesi ndryshe. Gjate rrugetimit ne muzike, me ka ra me u taku dhe me diskutu me shume njerez, nder te tjera edhe per punen e bizneseve te ndryshme. Ofertat e bashkepunimit nuk kane munguar asnjehere, por asnjehere diçka nuk me ka fjet me shume ne zemer se ky per te cilin po e bej kete njoftim. Para ma shume se 1 vit e gjysme, u takova me @shpendsachi (shokun e klases), e qe ju te gjithe e njihni besoj si Shpendi i Sachit. Me kishte ftuar te ma prezentonte idene per Frix-in. @frixfriterie ishte dicka qe realisht e kisha kerkuar ne vete per kohe te gjate, por se kisha artikuluar kurre sakt cka. Udhetimet e shpeshta ne Amsterdam e bene te veten. Aty ndodhi gjithcka. Vendosem qe FRIX-i duhej te ndodhte. U mblodhem nje super ekipe dhe punuam shume muaj qe kjo ide te vinte ne jete. Udhetime te shumta dhe pune e lodhshme gjate gjithe kesaj kohe per te sjelle ne tregun tone dicka qe nuk kishte me heret. FRIX eshte brand qe e kemi krijuar ne, e qellimi ka qene ta sherbejme pataten ne nje forme shume te veçante me salca dhe shije shume te veçanta qe me heret skane ekzistuar ne tregun tone. Jemi perkushtuar shume qe te sjellim receta dhe ambient ku secili ka me e gjete veten. Menxi po pres qe secili prej jush me e pa vendin dhe me i shiju produktet e FRIX. (Shpendi, Ledri & Potato Gang) Shihemi shume shpejt ne FRIX. 1 Love , Ledri

A post shared by Ledri Vula (@ledrivula) on