Më 10 tetor të vitit të kaluar, Ledri Vula dhe e dashura e tij asokohe shtatzënë, Sara Hoxha morën rrugën për në Gjermani.
Planet e çiftit ishin që atje të pritnin në jetë vajzën e tyre Sara Poem Blu e cila erdhi në jetë me 14 drejtor të vitit 2020, njofton Insajderi.
Çifti, tashmë prindër, festuan në Gjermani edhe festën e Vitit të Ri, teksa planet e tyre për kthim ende nuk ishin qartësuar për fansat.
Por, sot me anë të një postimi në llogarinë e tij në Instagram, ndjekësit kuptuan se ai është kthyer në Kosovë, në Prishtinë.
Së pari herë publikoi një fotografi duke shkrepur krahët e aeroplanit nga dritarja e vogël e aeroplanit, e më pas edhe shtëpinë e tij nga jashtë në Prishtinë.
Sipas postimeve të çiftit në llogaritë e tyre respektive në Instagram, na la të kuptojmë që këtë udhëtim, Ledri e bëri i vetëm. /Insajderi.com