Legjenda e muzikës kantri ndërron jetë pas komplikimeve me COVID-19

Legjenda e muzikës kantri ndërron jetë pas komplikimeve me COVID-19

Legjenda e muzikës kantri, Charley Pride, e cila grumbulloi më shumë se 50 hite në top 10 mes viteve 1967 dhe 1987 dhe fitoi disa çmime Grammy, ka ndërruar jetë. Ai ishte 86 vjeçar, shkruan Fox News, transmeton Insajderi.

Shkaku ishte ndërlikimet nga COVID-19, tha publicisti i tij në një deklaratë.

“Me zemër të thyer shkruaj se një nga miqtë e mi më të dashur dhe më të vjetër, Charley Pride, ka ndërruar jetë”, shkroi Dolly Parton në një postim në Twitter. “Është edhe më keq të dihet se ai ndërroi jetë nga COVID-19. Çfarë virusi i tmerrshëm, i tmerrshëm”.

Performanca e tij e fundit ishte pothuajse saktësisht një muaj më parë, më 11 nëntor, kur ai këndoi gjatë CMA-ve dhe pranoi çmimin “Willie Nelson për arritje jetësorë”./ Insajderi.com