
Producenti dhe reperi, Dr. Dre, një nga yjet më të suksesshëm dhe me ndikim në botën e hip-hop-it, është në spital ku po trajtohet për aneurizmin në tru.
55-vjeçari është dërguar në një nga qendrat mjekësore të Los Angeles, siç raportoi TMZ, njofton Insajderi.
Në një postim në llogarinë e tij në Instagram, njoftoi të gjithë ndjekësit e tij se është mirë.
“Jam shumë mirë dhe po marr trajtim të shkëlqyeshëm nga ekipi im mjekësor. Do të dal nga spitali e të kthehem në shtëpi shumë shpejt”.
View this post on Instagram
Dre, emri i vërtetë i të cilit është Andre Young, ka prodhuar hite për Tupac, Snoop Dogg, Eminem dhe më shumë. Ai ka fituar gjashtë çmime Grammy. /Insajderi.com