Këngëtaret shqiptare me famë botërore, Rita Ora dhe Bebe Rexha, kanë shkëlqyer krah njëra-tjetrës në tepihun e kuq.
E gjithë vëmendja e mediave të botës ishte për biondet të cilat morën pjesë në një mbrëmje “City Of Hope” që u mbajt në Santa Monica të Los Angelesit.
Veçmas në sy ra fustani i Bebe Rexhës, e cila për të parën herë vishet nga stilistja e re prizrenase, Lena Berisha.
Vet ajo ka shkruar e lumtur në profilin e saj në Facebook për këtë lajm duke e ndarë me miqtë e saj.
Lena Berisha deri tani ka veshur me artin e saj shumë personazhe të njohura të skenës vendore dhe disa modele nga nga Libani, por kjo duket se është njëra prej arritjeve më të mëdha të saj në botën e showbizit.