Leonardo DiCaprio ka një kërkesë nga Joe Biden në letrën e hapur drejtuar atij

Leonardo DiCaprio ka një kërkesë nga Joe Biden në letrën e hapur drejtuar atij

Leonardo DiCaprio ka nënshkruar një letër të hapur për presidentit të ShBA-së Joe Biden duke e nxitur atë të trajtojë krizën e klimës, shkruan NME, transmeton Insajderi.

Javën e kaluar, Presidenti Biden ktheu ShBA-në në Marrëveshjen e Parisit – një pakt ndërkombëtar i vendosur për të luftuar krizën e klimës. Në vitin 2017, Donald Trump kishte tërhequr Amerikën nga marrëveshja.

Duke shkruar në Instagram, DiCaprio tha: “Koha për ne që të përballemi me krizën e klimës është tani”.

Ai shtoi: “Sot, unë bashkohem me udhëheqësit botërorë nga biznesi, qeveria, fuqia punëtore dhe lëvizja mjedisore duke i bërë thirrje presidentit Joe Biden të jetë udhëheqësi i klimës që na duhet dhe që shkenca kërkon”.

Letra u nënshkrua nga figura të industrisë së argëtimit, klimës dhe shkencës.

“Detyra që kemi para nesh është e madhe: nevoja për të trajtuar krizën shkatërruese globale të shëndetit dhe krizat ekonomike, dhe nevoja për të bashkuar amerikanët për ta bërë këtë, është urgjente”, shkruhet në letër.

“Ndërsa shërohemi nga Covid-19 dhe rindërtojmë ekonominë globale, ne gjithashtu duhet të veprojmë ndaj ndryshimeve klimatike. Në fakt, këto nuk janë misione të ndara; ato janë një dhe e njëjta. Kjo është dekada më vendimtare në historinë njerëzore për t’u përballur me krizën e klimës”.

Më poshtë mund të shihni të plotë postimin e aktorit në Instagram. /Insajderi.com

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Leonardo DiCaprio (@leonardodicaprio)