Ledonardo DiCap" />

Leonardo DiCaprio ka një merak të veçantë për lumin Vjosa të Shqipërisë

Leonardo DiCaprio ka një merak të veçantë për lumin Vjosa të Shqipërisë

Në kuadër të fushatës për mbrojtjen e lumit Vjosa në Shqipëri, aktori hollivudian, Ledonardo DiCaprio ka qenë shumë aktiv, duke përdorur platformën e tij masive në rrjetet sociale, për t’i dhënë zë kauzës, njofton Insajderi.

Është planifikuar që lumi Vjosa të përdoret për ndërtimin e hidrocentraleve, gjë që do të shkëpuste ekosistemin e zonës, meqenëse uji është burim edhe i banorëve të zonës.

Që nga viti 2019, ai vazhdon të ndajë postime që bëjnë thirrje për ndalimin e digës në lum, dhe së fundmi i është gjithashtu peticionit të ndërmarrë për mbrojtjen e tij.

Po të njëjtin peticion ai ka ndarë edhe në llogarinë e tij në Instagram ku numëron afër 48 milionë ndjekës.

“Lumi Vjosa i Shqipërisë është lumi më i madh i egër në Evropë. Nga malet e Greqisë deri në Detin Adriatik në Shqipëri, ai shtrihet në 300 kilometra, plotësisht i lirë nga barrierat artificiale, si digat e hidrocentraleve. Lumenjtë dhe përrenjtë që janë degë të Vjosës janë shtëpia e më shumë se 1,100 specieve të botës së egër, shumë prej të cilave janë të kërcënuara”, shkruan aktivisti i mjedisit, DiCaprio.

Në vend të hidrocentraleve, aktori bën thirrje për qeverinë shqiptare të ndërtojnë një park për lumin e egër.

“Vjosa është kurora e Evropës dhe njerëzit në të gjithë Shqipërinë duan ta mbrojnë atë përgjithmonë. Ata po i kërkojnë qeverisë së Shqipërisë për të krijuar #VjosaNarkParkNow, i cili do të ishte parku i parë i lumit të egër në Evropë”. /Insajderi.com

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Leonardo DiCaprio (@leonardodicaprio)