Leonardo DiCaprio ka një thirrje për politikanët shqiptarë

Leonardo DiCaprio ka një thirrje për politikanët shqiptarë

Leonardo DiCaprio për gati dy vjet ka qenë shumë i zëshëm në mbrojtjen e lumit Vjosa nga ndërtimi i hidrocentraleve, njofton Insajderi.

Së fundmi ai ka shpërndarë një tjetër video në llogarinë e tij në Instagram ku numëron më se 50 milionë ndjekës.

Ai edhe njëherë vë në dukje rëndësinë e lumit, duke theksuar se edhe parlamenti evropian po nxit autoritetet shqiptare të ndërtojnë “Parkun Kombëtar Vjosa”

Vjosa është lumi i egër më i madh në Evropë. Janë 300 kilometra rrjedhje të pandërprera nga burimi i saj në malet në Greqi në detin Adriatik. Lumi është shumë i rëndësishëm për jetën e më shumë se 1,100 lloje peshqish të ujërave të ëmbla dhe nga ana kulturore është po ashtu i rëndësishëm për njerëzit në Shqipëri. Dje, Parlamenti Evropian nxiti autoritetet shqiptare “të krijojnë sa më shpejt të jetë e mundur Parkun Kombëtar Vjosa, duke e zgjatur në tërë gjatësinë e lumit”, shkruan ai.

Në po të njëjtin postim ai ka etiketuar edhe llogaritë zyrtare të Edi Ramës, Lulzim Bashës, Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës në Instagram. /Insajderi.com

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Leonardo DiCaprio (@leonardodicaprio)