Leonardo DiCaprio për lumin Vjosa: “Lajme premtuese nga Shqipëria”

Leonardo DiCaprio për lumin Vjosa: “Lajme premtuese nga Shqipëria”

Në kuadër të fushatës për mbrojtjen e lumit Vjosa në Shqipëri, aktori hollivudian, Ledonardo DiCaprio, ka reaguar sërish për këtë temë.

Ndryshe nga hera e parë në tetor të vitit të kaluar kur ndau shqetësimin me gjithë botën, se një nga pasuritë e rralla botërore po bëhet hidrocentral, aktori kësaj here u shpreh më optimist.

DiCaprio shkruan se ka lajme shumë premtuese nga Shqipëria për mbrojtjen e Vjosës nga zhvillimi i hidrocentraleve.

“Ndërsa ne presim që kryeministri dhe qeveria e tij në Bosnjë-Hercegovinë të ndërmarrë hapa ligjore për të mbrojtur lumenjtë e ‘Zemrës Blu’ nga shkatërrimi i mëtejshëm nga hidrocentralet e vogla, ka lajme shumë premtuese që vijnë nga Shqipëria. Vjosa, një nga lumenjtë e fundit të egër të Evropës mund të shpëtohet nga zhvillimi i hidrocentraleve”, fillon shkrimi ai.

Aktori njofton se projekti i digës Kalivaç është refuzuar dhe se kjo zonë do bëhet park kombëtar që do të ruajë lumenjtë dhe mijëra specie si ngala e Evropës dhe flutura e Vjosës që është zbuluar rishtazi.

“Në 25 Shtator, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama njoftoi se projekti i digës Kalivaç u refuzua dhe se zona do të bëhet një park kombëtar. Parku Kombëtar i Lumit të Vjosës do të bëhet vendi më i madh i Evropës, për ruajtjen e lumenjve, që përfshin disa qindra kilometra lumenj dhe përrenj dhe mbron qindra apo edhe mijëra specie si ngjala e Evropës në rrezik global dhe flutura e Vjosës e zbuluar së fundmi”.

Këtë aktori e sheh si një arritje të madhe për Shqipërinë e cila mund të shërbejë si model për Evropën sa i përket strategjisë së biodiversitetit.

Kjo do të ishte një arritje e madhe për Shqipërinë dhe pjesën tjetër të Evropës dhe parku mund të bëhet një model për Strategjinë e Biodiversitetit brenda kornizës së Marrëveshjes së Gjelbër. Në pritje të më shumë lajmeve të mira në lidhje me hapat konkrete për mbrojtjen e përhershme dhe të plotë të lumenjve në Bosnjë-Hercegovinë, Shqipëri dhe pjesën tjetër të rajonit”, përfundon DiCaprio.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Leonardo DiCaprio (@leonardodicaprio)

Në mesazhin e parë të para një viti, të ndarë në rrjete sociale, DiCaprio, bënte thirrje që lumi Vjosa të mbrohet nga hidrocentralet. /Insajderi.com

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Leonardo DiCaprio (@leonardodicaprio)