Leonora Jakupi, bamirësi me çizme

Leonora Jakupi, bamirësi me çizme

Këngëtarja e famshme, Leonora Jakupi, i është bashkuar hoxhë, Halil Kastratit, në një aksion bamirësie në një familje në Kosovë.

Ajo ka shpërndarë aksionin edhe në Facebook-un e saj, por në vend të bamirësisë së këngëtares, vëmendje ka marrë një gjest i saj, shkruan Insajderi.

Në një foto, që s’është publikuar nga Jakupi, por është shpërndarë në rrjete sociale nga persona të tjerë, shihet ajo, ndryshe nga të tjerët, e pa zbathur fare, brenda shtëpisë.

Leonora ka mbathur një palë çizme, derisa vetë hoxhë Kastati është në ambientin e shtëpisë në çorape.

Këngëtarja është kritikuar shumë për gjestin. Shumë persona e kanë konsideruar veprimin e saj si mungesë respekti për të zotët e shtëpisë.

Ajo vetë, ende nuk është deklaruar për akuzat në drejtim të saj./Insajderi.com