Leonora Jakupi nuk mund të pranojë ftesën e Eliza Hoxhës për diçka që ka 22 vjet që po e bën

Eliza Hoxha së fundmi e ftoi këngëtaren Leonora Jakupi t’i bashkohej kampanjës “Liria ka emër”, por kjo e fundit nuk e ka pa si ftesë. Jakupi thotë se ka 22 vjet që mbron vlerën e UÇK-së, e kështu i uron mirëseardhje Hoxhës në fushatë.

Leonora Jakupi nuk mund të pranojë ftesën e Eliza Hoxhës për diçka që ka 22 vjet që po e bën

Deputetja nga radhët e PDK-së, Eliza Hoxha së fundmi gjatë një intervistë të dhënë për “Frontal”, i bëri festë këngëtares Leonora Jakupi, që t’i bashkohet kampanjës “Liria ka emër”, njofton Insajderi.

Në një postim në profilin e saj në Facebook, Jakupi reagoi duke thënë se sado që e sinqertë është ftesa e Hoxhës, nuk është një gjë e mirë menduar – kjo për faktin se ajo ka 22 vjet që po mbron vlerat e UÇK-së.

Këngëtarja në shkrimin që publikoi në Facebook, atashoi edhe këngën “A vritet pafajësia”.

“Sot deputetja e PDK-se, Eliza Hoxha, permes emisionit Frontal me ftoi t’i bashkohem kampanjes “Liria ka emer”nismë kjo qe ka per qellim ngritjen e imazhit dhe ruajtjen e vlerave te UÇK-s. Sado e sinqerte qe mund te kete qene kjo ftese mu duk e pa-menduar nga ana e Elizes [sic]”, fillon shkrimin këngëtarja.

“Elizë atë qe ju po beni sot, une e bej tash e dy dekada , por jo nen petkun e një partie politike e as per perfitime. Tash e dy dekada une mbroje vleren me sublime te popullit tone e ajo eshte UÇK-ja”.

Ajo kujton edhe njëherë se babai i saj ra dëshmor i kësaj embleme që ajo mbron tash e 22 vjet.

“Me kete embleme u betua babi im me kete embleme ka rene per liri babai im dhe shume deshmore te kombit! Pra une jam pjese e pandashme e ketyre TRI shkronjave. Nuk pres ftese per ta mbrojtur UÇK-ne sepse kete e beje tash e 22 vjet. Madje e kam mbrojtur dhe jam perpjekur per te edhe atehere kur te tjeret e cilesonin fyerje identifikimin me UÇK-në”, u shpreh Jakupi.

E në fund, megjithë ftesën që i bëri Hoxha, ajo i uron asaj mirëseardhje, “Si pergjigjje per ftesen tende, une po te them Welcome!”. /Insajderi.com