Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Rita Ora, po vazhdon të jetë një nga emrat më të suksesshëm në Britaninë e Madhe.
Kënga e saj e fundit “Let you love me” është pritur shumë mirë nga fansat e saj, dhe ka marrë afro 40 milionë klikime në kanalin YouTube.
Kjo këngë për një kohë të gjatë ishte në krye të top listave britanike dhe amerikane, ndërsa po vazhdon ende të kryesojë.
Rita ka ndarë së fundmi me ndjekësit e saj në InstaStory një fotografi, përmes së cilës ka treguar se “Let you love me”, aktualisht është kënga më e dëgjuar e zhanrit Pop në iTunes, në Mbretërinë e Bashkuar.
“Kthehemi te numri 1 në iTunes në Mbretërinë e Bashkuar”, ka shkruar këngëtarja shqiptare në mbishkrimin e fotografisë, duke qenë kështu krenare për këtë sukses të saj.
“Let you love me” renditet edhe si kënga e 14-të më e dëgjuar e momentin në platformën më të madhe të muzikës në botë, Spotify.
Sigurisht që edhe ky sukses e ka gëzuar tej mase Ritën, e cila nuk nguroi ta ndajë me fansat në InstaStory.