Letrat e divorcit zbulojnë arsyen e vërtetë që çoi në ndarjen e Kim Kardashian dhe Kanye West

Letrat e divorcit zbulojnë arsyen e vërtetë që çoi në ndarjen e Kim Kardashian dhe Kanye West

Sipas “The Sun”, Kim Kardashian përmendi “ndryshimet e papajtueshme” si arsyen e saj kur ajo bëri kërkesë për divorc në fillim të këtij muaji nga reperi, me të cilin u martua në vitin 2014, njofton Insajderi.

Dokumenti, gjithashtu konfirmon raportet se ajo po kërkon kujdestarinë e përbashkët të katër fëmijëve të çiftit.

Ajo ka kërkuar gjithashtu që mbështetja financiare nga ajo ose Kanye, të ndërpritet kur divorci të përfundojë.

Është raportuar gjithashtu se asnjëra palë nuk po e konteston kontratën para-martesore që është akoma në fuqi. /Insjaderi.com