
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, gjatë vitit të kaluar ka qenë një nga emrat më të suksesshëm në tregun ndërkombëtar.
Përkundër situatës së krijuar me pandeminë COVID-19, ajo nuk është ndalur së punuari, njofton Insajderi.
Në mes të pandemisë, artistja 25-vjeçare solli albumin “Future Nostalgia”.
Ky i fundit arriti të shndërrohet në një nga albumet më të dëgjuara të vitit, dhe tani qëndron në vendin e parë në Spotify për “Top Global Albums”.
Ndërsa, së fundmi, Dua ka njoftuar se në Billboard kënga e saj “Levitating” e cila vjen në bashkëpunim me Da Baby, ka zënë vendin e tretë./Insajderi.com