"Duam Zgjedhje"

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren vazhdon me peticionin

Qendra e Lëvizjes në Prizren fton akoma qytetarët të nënshkruajnë peticionin “Duam Zgjedhje” edhe për kundër faktit që atë tashmë e kanë bërë shumë qytetarë.

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren vazhdon me peticionin

Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook, Lëvizja Vetëvendosje – qendra në Prizren, ka njoftuar qytetarët e kësaj komune se po vazhdon nënshkrimi i peticionit i cili synon zgjedhje të reja parlamentare në Kosovë.

Edhe përkundër faktit, që deri më tani ka pasur një interesim të jashtëzakonshëm, qendra e Lëvizjes në Prizren kërkon që asnjeri të mos mbetet pa e nënshkruar këtë nismë të Vetëvendosjes.

“Është një interesim i jashtëzakonshëm për të nënshkruar, prandaj ju ftojmë të vini ta nënshkruani edhe ju nëse nuk keni nënshkruar deri më tani”. /Insajderi.com