Lewis Hamilton rrëfen për vështirësitë që ka kaluar para se të ishte kampion

Lewis Hamilton rrëfen për vështirësitë që ka kaluar para se të ishte kampion

Lewis Hamilton është përbuzë vite më parë, për shkak se ishte fëmija më i vogël në klasë.

Ylli i “Formula 1” ka rrëfyer për vështirësitë që ka kaluar, në shfaqjen e moderuar nga ikona David Letterman “My Next Guess Needs No Introduction”, pra “I ftuar i rradhës nuk ka nevojë për prezantim”.

34 vjeçari jo vetëm që i ka bërë një xhiro me makinë Letterman, siç i ka hije një piloti të makinave të shpejta, por gjithashtu i ka treguar se nuk ka qenë gjithnjë në “Pole Position” gjatë jetës së tij, që është një term i garave të “Formula 1” për ata që e nisn garën nga vendi i parë. Hamilton tregon se është përballur me vështirësi të shumta në shkollë, për shkak se ishte ndryshe nga të tjerët dhe sigurisht nuk ishte kampioni që njohim sot.

“Unë isha djali më i vogël, e kam pasur shumë të vështirë në shkollë. Gjithmonë kam vuajtur nga bullizmi, derisa fillova të ulem në vendin e shoferit të një makine dhe kuptova që isha i mirë në diçka”.

Intervista e Lewis me Letterman do të publikohet së bashku me tre intervista të tjera, ku si protagonsitë janë Kanye West, Ellen Degeneres dhe Melinga Gates. Në trailer-in nga ku është shkëputur dhe pjesa e pilotit të Mercedes në “Formula 1”, mund të shihet dhe Kanye që flet për gjendjen e tij shëndetësore.

Reperi tregon se vuan nga bipolariteti dhe kjo gjë e bën të sillet “çuditshëm” me njerëzit në publik. Emisioni i David Letterman do të debutojë në datën 31 maj në Netflix