Sot pas një mjekimi intensiv që nga data 6 mars, ndërroi jetë Leze Qena, aktorja e njohur kosovare.
Leze Qena lindi më 1 mars 1935 në Prizren.
Shkollën fillore dhe të mesme e kreu në vendlindje, për të vazhduar më pas në Prishtinë.
Si aktore, ajo nisi karrierën e saj në skenën e Teatrit Kombëtar të Kosovës, me shfaqjen “Macja mbi çatinë e nxehtë”.
Përveç shfaqjeve në teatër, Leze Qena, ishte aktorja më aktive në seriale vendore.
Mahmutovitët dhe Rexhepovitët – (komedi, 2000), Po e zëm, po e zëm – (mini TV seri, 1970), Ditari i Lec Pazhecit – (mini TV seri, 1975), I ikuri – (seri TV për fëmije 1980) seri e njohur edhe si Fidani, Shkolla e fshatit – (TV, 1987), Qesh e ngjesh – (TV, 1982), Të gjithë me ne – (mini TV seri, 2000), Familja moderne(TV,2001-2011), Kombinati (TV,2012-2015)dhe së fundmi Çka ka Shpija.
Qena ishte e martuar me aktorin e njohur Xhevat Qena, i cili ka ndërruar jetë më 23 mars 2003./ Insajderi.com