
Vet autori i këtij libri ka thënë se shfaqja do i qëndrojë besnike librit dhe do të sjellë gjëra të reja për audiencën.
Kodi i Da Vinçit do të ketë premierën në vitin 2021 në teatrin Churchill me 3 prill, raporton Independent, shkruan Insajderi.
Shfaqja përcjell historinë e profesorit Robert Langdon dhe kriptologes Sophie Neveu, përderisa investigojnë vrasjen brutale të njërit nga kuratorët e Luvrit.
Novela e Brown ka shitur më shumë se 100 milion kopje në gjithë botën dhe është përshtatur edhe si film në të cilin luajnë Tom Hanks dhe Audrey Tautou./Insajderi.com