Lidhja nisi të bëhej serioze por çifti i shoubizit vendosën t’i japin fund

Lidhja nisi të bëhej serioze por çifti i shoubizit vendosën t’i japin fund

Lidhja e aktores, Ashley Benson dhe reperi G-Eazy nuk përfundoi në terme të mira, ashtu sic zbuloi një burim ekskluzivisht për Us Weekly, njofton Insajderi.

Gjithëcka nisi mirë, por shumë shpejt e gjitha lidhja u përkeqësua.

“Ashley dhe G-Eazy ranë për njëri tjetrin shpejt. Gjithcka lëvizi shumë shpejt dhe ishin të fiksuar pas njëri tjetrit. Së fundmi gjërat morën një kthesë për keq”, thotë burimi për çiftin që nisën lidhjen në maj të vitit të kaluar.

“Ata ziheshin gjatë gjithë kohës dhe nuk ishte gjë e mirë pëe asnjërin nga ata”, shtoi burimi. “Ashley është ajo që bëri hapin e para për ndarje”.

Burime për E!News tregojnë se Ashley e ndjente se reperi nuk ishte totalisht i përkushtuar ndaj saj dhe se kjo marrëdhënie nuk mund të vazhdonte më gjatë.

“Ashley-t s’i pëlqente mënyra se si ai vepronte rreth saj. Kimia mes tyre s’dukej më dhe ajo i tha se gjithçka ka marrë fund.”- tregoi burimi.

Gjithashtu, Insider ka shkruar se pavarësisht faktit se Ashley ishte e vetëdijshme për këtë, ajo nisi të kishte hezitime, vetëm kur lidhja nisi të bëhej serioze dhe e ka përshkruar reperin si “i njëjti djalë që ka qenë gjithmonë”. /Insajderi.com