Muzika i bëri bashkë e muzika po i mban një nga çiftet më të ëmbël të industrisë tonë Venera dhe Lindi, të cilët i dhurojnë publikut të tyre disa nga këngët më të bukura të dashurisë, njofton Insjaderi.

Ata kanë një histori të gjatë dashurie që ka nisur në skenë. Të dy kanë qenë konkurrentë në “Voice of Albania 2”, në fund të 2012-ës dhe fillim të 2013-ës. Edicion ky ku Venera triumfoi, duke rrëmbyer kupën e fitores.
Para disa vitesh çifti sollën këngën e tyre të parë si bashkëpunim me titull “Nata e parë”. Pastaj edhe shumë këngë – vetëm sa për të numëruar disa – si “Betohem”, “M’flen në shpirt”, “A e din sa”, njofton Insajderi.
Tani dyshja po punojnë në një bashkëpunim të ri, lajm të cilin e dhanë në rrjetet e tyre sociale përkatëse.
Kënga do të titullohet “Ma shumë” që do të publikohet të martën, me datë 17 qershor në ora 17:00. /Injsaderi.com