
Debati mes Çimit dhe Linditës solli përfshirjen edhe të pjesës tjetër të konkurrentëve të emisionit “Për’puthen 40”, shkruan Insajderi.
Olti, një nga personat që ka dalë me Linditën e ka akuzuar se ajo ka përdorur të gjithë djemtë me të cilët ka dale, dhe sipas tij, Çimi ka bërë zgjedhjen e duhur për jetën e tij.
Kjo ka sjellë revoltimin e saj, e cila është çuar nga karrigia dhe ka kapur nga fyti për pak sekonda Oltin.
Ajo po ashtu ka kërkuar ndërprerjen e emisionit nga Olsa.
Më pas e ka ofenduar për fjalët e thëna dhe është larguar nga studio në gjendje të rënduar psikologjike dhe duke qarë./Insajderi.com