Linja e të brendshmeve e cila përzgjedh modelet pa i parë se si duken

Linja e të brendshmeve e cila përzgjedh modelet pa i parë se si duken

Linja e të brendshmeve “The Underargument” i zgjedh modelet që reklamojnë produktet e tyre bazuar në historitë që ato i dërgojnë.

Në vitin 2018 Maïna Cissé, drejtoresha e kësaj firme, prezentoi me një mënyrë të përzgjedhjesh të modeleve që e quajti ‘anticasting’, raporton Guardian shkruan Insajderi.

Sipas kësaj mënyre, modelet janë të ftuara të dërgojnë historitë e tyre bazuar në temën e koleksionit.

Temat përshijnë problematika si perfeksionizmi apo si duhet të duket një marrëdhënie dashurore. Bazuar në këto histori të shkruara, ajo i zgjedh modelet e saj, pa i parë apo pa i matur.

Kjo politikë mund të duket shumë radikale për një firmë të të brendshmeve, një subjekt që zakonisht në modë na vjen me modele të holla me trupa të përsosura dhe me poza të bëra qartazi për vështrimin mashkullor.

Sipas kësaj firme, motoja “ti je më shumë se trupi yt, historia jote është ajo që ka vlerë,” nuk është vetëm marketing.

“Të gjitha duken ndryshe por ato janë të lumtura,” thotë Cissé.

“Edhpse ne kurrë nuk i shohim modelet, asnjë fotografi nuk ka shkuar dëm pothuajse,” tha ajo.

Cissé është rritur në Normandy dhe është shpërngulur në Angli në vitin 2008. Anticasting filloi si pasojë e rezistencës së saj ndaj eksperiencës të të qenit pjesë e marketingut në një vend ku modelet dukeshin të gjitha njejtë.

“Kjo më lëndoi shumë, tregon ajo, sepse unë vet isha minoritet dhe njerëzit nuk janë trendë dhe nuk duhet të duken të gjithë si modelet që i shohim zakonisht.”/Insajderi.com