
Futbollisti shqiptar, Lirim Kastrati është ribashkuar me modelen kroate, Angela Simac.
Dyshja u ndanë në verën e këtij viti, ku edhe larguan njëri-tjetrin nga rrjetet sociale dhe vet modelja konfirmoi se ata nuk janë më bashkë.
Por së fundmi kanë nisur sërish thashethemet dhe këtë herë çifti janë ribashkuar. Ishte vet modelja, e cila e konfirmoi: “Po, jemi bashkë”, ka thënë shkurt ajo për Story.hr.

Së fundmi, Angela gjithashtu ka postuar një video në Instagram nga ndeshja e fundit e Kastratit me ekipin e tij Fehervar FC. Ata po ashtu tashmë ndjekin sërish njëri-tjetrin në Instagram. /Insajderi.com