Lista e filmave më të mirë të vitit 2020

Lista e filmave më të mirë të vitit 2020

Da 5 Bloods

Filmi më i ri i Spike Lee është kombinon dramën me elemente intensive, pasionante dhe epike. Katër veteran amerikanë kthehen në Vietnam për të kthyer trupin e mikut të tyre të vdekur. Përgjatë filmit, Lee na përcjell nëpër një udhëtim të fjatë në këndvështrimin amerikan ndaj racizmit. Karakteret janë të ndërtuara në mënyrë të jashtëzakonshme, e sidomos Delroy Lindo, që torturohet nga e kaluara dhe sindroma e stresit post-traumatik.

 

The Personal History of David Copperfield

Ky film është një prej adaptimeve më të mira, të bëra për historinë e Charles Dickens. Ngjyra drithëruese, pamje prekëse dhe sekuenca imagjinare e kthejnë shikuesin në kohë. Edhepse ngjarja është e bazuar në Anglinë Viktoriane, filmi në thelb është një trajtim modern dhe multikulturor. Kritika e BBC Culture e quajti “Një David Copperfield i ngrohtë dhe i gjallë i së sotmes”, raporton BBC, shkruan Insajderi.

 

 

 

The Hunt

Ky film ishte kontravesal para se të dilte. Me një zhanër që prek trillerin dhe komedin, filmi ndjek një grup liberalësh të privilegjuar që kidnapojnë disa “të djathtë” dhe luajnë me ta.  Shfaqja e filmit u shty për shkak të dy vrasjeve masive dhe u “dënua” nga presidenti Trump.

 

Bacurau

Një nga filmat më të pazakontë dhe inventivë të këtij viti, është edhe kjo perlë nga Brazili. Historia ndodh në një fshat të varfër e të izoluar që quhet Bacurau. Karakteri I Sônia Braga, mjekja me probleme të alkoolit, është e habitur se pse papritmas Bacurau është zhdukur nga të gjitha hartat. Kur fshati pushtohet nga mercenarët, filmi shëndrrohet në një homazh gjakatar për Përëndimin.

The Assistant

Drama e Kitty Green është një film për predatorët. Me ngjarjen që ndodh përgjatë një dite, filmi nis me një Julia Garner që fillon një punë të re si asistente dhe e përcjell atë përderisa përgjigjet në telefon, printon, hap shishe uji për udhëheqësin e saj që ka tendenca të ngjajshme me Harvey weinstain dhe me The Devils Wears Prada. Shikuesi mbetet duke pritur nëse asistentja do të rebelohet kundër tij apo do të vazhdojë të punoj e nënshtruar.

 

 

Emma

A i nevojitet botës edhe një tjetër adaptim i Jane Austen? Jo, por ky version magjepës, përplot me ngjyra mund të jetë një prej të preferuarve. Autumn de Wilde nuk zbulon ndonjë gjë të re në këtë lloj zhanri, përkundrazi i jepet këtij zhanri në mënyrën tradicionale. De Wilde përdor përvojën e saj si fotografe për të sjell pamje të bukura romantike. Loja e aktorëve është e mrekullueshme dhe të mbetet gjatë në mendje./Insajderi.com