“Llom Llom”, parodia e radhës e këngës së Erës [video]

“Llom Llom”, parodia e radhës e këngës së Erës [video]

Pas imitimeve dhe parodive ndërkombëtare, parodia e radhës e këngës “Bon Bon” të Era Istrefit ka ardhur edhe në shqip.

Faton Islami nga Tetova, i njohur me emrin “Phatoon”, ka xhiruar versionin e tij të hitit “Bon Bon” të Era Istrfit me titull “Llom Llom”, raporton Insajderi.

Ai e ka përshtatur tekstin duke ironizuar me yjet e skenës sonë, duke filluar nga ana muzikore deri tek dukja e tyre.

Disa muaj më herët, kënga “Bon Bon” e Era Istrefit u bë senzacion nëpër mediat ndërkombëtare. /Insajderi.com