‘Lojërat’ e Kidës dhe Mozzik në rrjete sociale për të promovuar këngën e re

Së fundmi, në mediat sociale në qendër të vëmendjes janë Mozzik dhe Kida, por e gjitha kjo një truk marketingu për të promovuar një bashkëpunim të ri, njofton Insajderi.

‘Lojërat’ e Kidës dhe Mozzik në rrjete sociale për të promovuar këngën e re

Gjatë ditës së djeshme, Mozzik publikoi foto të Kidës në llogarinë e tij në Instagram, kurse Kida postoi foto të reperit në llogarinë e saj – e asnjëri nuk vendosi përshkrim në postimet e tyre.

Të shumtë ishin ndjekësit dhe kolegët që komentuan të habitur se çfarë po ndodh. Mirëpo e gjitha kjo ndodhi sepse dyshja po punojnë në një bashkëpunim të dytë. Mozzik kishte konfirmuar bashkëpunimin në një intervistë në NIN me Alaudin Hamitin.

Një kohë përflitej për raporte të tensionuara mes dyshes artistike, kur Mozzik ishte larguar nga ‘On Records’, që aso kohe krijoi bujë mediatike. Ky bashkëpunim që nuk është i pari për artistët po dëshmon se ata përveç se kolegë ende kanë raporte shumë të mira shoqërore.

Më parë ata kishin bashkëpunuar në këngën “Premtimet” që mban vulën e On Records. /Insajderi.com