Reperja kosovare, Loredana, ka postuar në rrjetin social Instagram një fotografi ku ka në krah një bebush.
Me fotografinë ka bashkangjitur një “emoji” ku është një familje me dy fëmijë, duke lënë të kuptojmë se tani më familja është zgjeruar dhe Hana është bërë me një vëlla ose motër.
Ndërsa, së fundi disa thashetheme patën filluar se bukuroshja ishte në pritje të ëmbël.
E gjithë kjo kishte filluar pasi reperja pati publikuar një InstaStory një foto nga këpucë të vogla të Hanës, e që shkruante “Dua një bebush të dytë”.
Pas kësaj, u shpërndan disa fotografi të bukuroshes me barkun e rrumbullakosur, ndërsa kjo u mohua duke e lënë vetëm thashetheme.
Në lidhje me këtë kishte reaguar edhe Mozzik, që kishte shkruar një status: “Gjinekologa t’fort jeni, respekt”.
Ndërsa, pas postimit të fotos me bebushin, reperi e ka shpërndarë atë në InstaStory, gjë kjo e cila tregon se dyshja nuk janë ndarë përfundimisht duke qenë se së fundmi kanë postuar edhe disa fotorafi ku janë bashkë, por që nuk duken tërësisht. /Insajderi.com