Në mediat rozë mbrëmë qarkulloi lajmi" />

Loredana dhe Mozzik nuk u bënë me fëmijë të dytë

Loredana dhe Mozzik nuk u bënë me fëmijë të dytë

Në mediat rozë mbrëmë qarkulloi lajmi se Mozzik dhe Loredana janë bërë me fëmijë të dytë.

Kjo pasi reperja postoi në rrjetin social Instagram një foto me një bebush në krah dhe kishte bashkëngjitur një “emoji”, një familje me dy fëmijë.

Në media flitet se bukuroshja e ka fshehur pritjen e ëmbël, duke qenë se ky lajm nuk pritej dhe i “shokoi’ të gjthë.

Kjo gjë po që bëri “rrëmujë” pasi të njëjtën foto e kishte shpërndarë edhe Mozzik duke bindur ndjekësit se u bënë prindër për herë të dytë.

Ndërsa, e vërteta qëndron se fotot janë realizuar nga xhirimet e një projekti muzikor që janë duke pregatitur dyshja, njoftuan burimet e “Prive”.

Videoklipi ka të bëjë me familje, dhe si duket lansimi i këngës do të bëhet sëshpejti. /Insajderi.com