Loredana dhe Mozzik publikojnë pamje nga festa e dyvjetorit të Hanës

Loredana dhe Mozzik publikojnë pamje nga festa e dyvjetorit të Hanës

Vogëlushja e Mozzik dhe Loredanës, festoi ditëlindjen e saj të dytë, dhe një festë e bukur ishte e rendit, njofton Insajderi.

Loredana postoi në llogarinë e saj në Instagram fotografinë e tortës së ditëlindjes.

Mozzik në anën tjetër, ndau disa fotografi tjera me ambientin e rregulluar për festën që filloi në orët e para të mëngjesit.

Të dy prindërit gjithashtu ndanë disa dedikime të bukura për ditëlindjen e saj.

Ai postoi një fotografi ku mban vogëlushen e tij ‘hopa’, duke reflektuar për momentin kur e pa për herë të parë dhe deri më sot, që Hana ka mbushur dy vjet.

“Urime datëlindja vajza ime e vogël Hana! Para dy vite isha tek dhoma e lindjes tënde , kur linde thash me vete mos po e shoh vetën të vogël. Zoti të dhashtë shëndet dashuri![sic]”, shkruan reperi.

Se sa shpejt ikën koha, në këtë periudhë dy vjeçare ku Mozzik pati hovin më të madh të suksesit si artist, e sheh vetëm në rritjen e Hanës.

“Ti je krenaria ime, ti je suksesi im, ti je gjithçka për mua në këtë jetë. Në rritjen e fëmijëve e sheh njeriu se sa shpejt ikën koha. Të don Baba yt”, përfundon shkrimin reperi.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by MOZZIK (@mozzik)

Ndërkohë, edhe Loredana publikoi dy fotografi me Hanën për t’i uruar ditëlindjen e dytë. Ajo shkruan se ndonëse udhëton shpesh, në mendje e ka gjithnjë atë. Për më tepër, ajo ka mundësinë që t’i blejë vogëlushes së saj c’ti dojë e vogla zemër, por ajo nuk e bën sepse jo të gjtihë fëmijët mund të marrin gjithë cka duan.

Reperja përpiqet t’i mësojë Hanës cka është dashuria dhe respekti. Në fund ajo thekson sa krenare është për vajzën e saj dhe uron që Zoti të jetë në çdo hap të tyre.

“Ndoshta nuk po bëj çdo gjë mirë , por ti duhet ta dish se po bëj më të mirën. Ndoshta udhëtoj shumë, por duhet ta dish se je gjithmonë në mendjen time dhe do e bëj për të ardhmen tënde.  Ndoshta ndonjëherë sillem ashpër me ty, por dua që të edukohesh mirë dhe të kuptosh që tani çfarë është respekti dhe dashuria. Ndoshta nuk do të blej gjithçka, edhe pse mundem, por duhet ta dish se jo çdo fëmijë ka mundësinë për të marrë gjithçka”, shkruan ajo.

” Jam shumë krenare për ty! Në moshën 1-vjeçare mund të thoshe gjithë alfabetin, ndërsa 14-muajshe mund të numëroje deri në 30. Por ajo që bën më mirë dhe që më bën pafundësisht krenare, është që i ndan gjërat me të tjerët. Ti je jeta ime… uroj që Zoti të jetë gjithmonë me ne kudo, pa pasur rëndësi se ku shkojmë. Gëzuar ditëlindjen Hana”, përfundon Loredana.  /Insajderi.com

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Loredana (@loredana)