Loredana dhuron 100 mijë euro për fëmijët në nevojë

Loredana dhuron 100 mijë euro për fëmijët në nevojë

Këngëtarja Loredana Zefi ka qenë një prej emrave më të përfolur të vitit të fundit, për muzikë, për skandale e tash edhe për bamirësi, njofton Insajderi.

Në Gjermani gjatë të shtunës është mbajtur një mbrëmje me qëllim humanitar, ku në mesin e shumë yjeve ishte e pranishme edhe reperja shqiptare,

Eventi në fjalë quhej “Ein Herz fur Kinder” dhe gazeta Blic bëri të ditur që Loredana dhuroi 100 mijë euro si pjesë e kontributit të saj për këtë ngjarje.

“Unë kam një vajzë që shpejt do të bëhet 2 vjeçe. Unë shoh se si ajo ecën, si flet. Për mua si nënë është shumë e rëndësishme që edhe nënat e tjera të provojnë këtë lumturi. Të dhurojë 2 mijë euro është pak për mua, unë fitoj pak më shumë. Do të dhurojë 100 mijë euro”, u shpreh këngëtarja./Insajderi.com