Loredana dhuron shifrën bujare për fëmijët në nevojë

Loredana dhuron shifrën bujare për fëmijët në nevojë

Mbrëmjen  e djeshme në Gjermani u mbajt eventi i bamirësisë “Ein Herz für Kinder” ku morën pjesë disa personazhe të njohur, e mes tyre ishte edhe reperja, Loredana, njofton Insajderi.

Ao dhuroi plot 100 mijë euro që do të shkojnë në ndihmë të fëmijëve në nevojë. Si nënë e një vajze, ajo dha një deklaratë që preku zemrat e të gjithë të pranishmëve e shikuesve.

“Unë kam një vajzë që së shpejti do të bëhet 2 vjeçare. Unë kam parë se si ajo ecën, si flet. Për mua si nënë është shumë e rëndësishme që edhe nënat e tjera të provojnë këtë lumturi. Të dhurojë 2 mijë euro nuk është e mjaftueshme për mua, unë fitoj pak më shumë. Do të dhurojë 100 mijë euro”, ka thënë Loredana ndër të tjerash.

Çdo cent që u mbledh në event do të shkojë për ndërtimin e shkollave e kopshteve, jetimoreve e fushave sportive, financimin e operacioneve të vështira për fëmijët, ndihma në zonat e prekura nga katastrofat natyrore dhe mbështetjen e kërkimeve për kancerin tek fëmijët. /Insajderi.com