Ky është kryetitulli i sotëm në gazetën gjermane Heute, njofton Insajderi.
Ky reagim erdhi pas bashkëpunimit që u publikua së fundmi mes Loredanës, KC Rebell and Summer Cem me titull, “Deh Dein Weg”.
Por fansat nuk ishin aspak të impresionuar me këngën. Reagimet nën videon e publikuar në Youtube tregojnë qartë këtë. 31,000 mospëlqime u shtuan shpejt në 66,000 mospëlqime. SI krahasim: pas disa orësh, kënga që riktheu Azetin me titull “Sin City” në bashkëpunim me artistin Albi numëroi 90,000 pëlqime dhe më pak se 2,000 mospëlqime, shkruhet në artikull, transmeton Insajderi.
Melodi e kopjuar
Reperja zvicerane është padyshim arsyeja për vlerësimin e dobët të bashkëpunimit të ri. Edhe në komente, përdoruesit kritikojnë shumë reperen. Kështu, dikush shkruan: “KC Rebell dhe Summer Cem, 5 vjet më parë ishin gangsterë. Sot janë bërë një grup i ri vajzash” – duke iu referuar prezencës së Loredanës në këngë.
Përveç kësaj, vazhdojmë tek melodia e këngë, e cila mund të duket e njohur për shumë njerëz. Nuk është çudi, sepse refreni u mor në një nga këngët më të famshme në botë “Say My Name” nga Destiny’s Child.
Mungesa e krijimtarisë mërziti fansat masivisht: “Pse Loredana kur Beyoncé këndoi këngën origjinale?”
Pika e tretë që shqetëson fansat është vetë titulli. Pra, shprehja ” Deh Dein Weg ” nuk është gramatikisht e saktë. Prandaj hip-hopi gjerman është arsyeja pse fëmijët po bëhen gjithnjë e më të dobët në drejtshkrim. /Injsaderi.com