Reperja shqiptare me famë gjermane, Loredana Zefi sot feston ditëlindjen.
Ajo mbush plot 26 vite jetë dhe pa dyshim urimet ishin të shumta qysh në orët e para të mesnatës.
Ajo u befasua më një tortë të ditëlindjes ku shihet fotoja e saj më vajzën Hana, por edhe dhuratat tjera nuk kanë munguar.
Ajo që bien ë sy deri më tani është se Mozzik nuk e ka uruar ende ish-partneren, pasi që ata kanë disa ditë që janë ndarë përfundimisht.
Lajmi u konfirmua nga vete reperja e cila në Instagram tregoi se ata kanë tentuar sërish, por se nuk po arrijnë të kenë një marrëdhënie të shëndetshme.
Ajo po ashtu ka treguar së në gjatë kësaj periudhe kanë punuar në albumin e tyre dhe e kanë parë që nuk mund të qëndrojmë me njëri-tjetrin e as pa njëri-tjetrin.
Në anën tjetër, para dy ditë dyshja kanë sjell këngë “Mit Mir”, e cila është pjesë e albumit të tyre./Insajderi.com