Mozzik dhe Loredana pa dyshim që së fundi janë kryetemë për mediat rozë, pasi po përflitet se janë ribashkuar.
Pasi bënë bujë shumë të madhe me fotografinë ku u shfaq Loredana me një bebush në krah, dyshja së fundi kanë ndezur rrjetin me publikimin e kopertinës së albumit për të cilin janë duke punuar tash e një kohë.
Pas ndarjes, çifti shfaqen për herë të parë bashkë, e që afirmiteti i tyre ishte “bombë” për gjithë publikun.
Kështu dyshja ka vendosur ta konfirmojë ribashkimin, duke paralajmëruar albumin e përbashkët që mbanë titullin”No rich parents”, (pa prindër të pasur), titull ky që prej kohësh Loredana e mban në llogarinë e saj në Instagram.
Por, ajo që ra në sy më së shumti ishte paraqitja e bukuroshes e cila është e komplet e zhveshur në pjesën e sipërme të trupit.
Ndërsa, ka qenë një fans që komentoi: “Asnjëherë nuk zhvishesh për klikime, Loredana”, bazuar në një tekst të këngës së saj.
Kurse, komenti nuk shpëtoi nga reagimi i artistes e cila ia ktheu: “për Mozzikun e dashur”.
Loredana dhe Mozzik tani duket se janë të lumtur krah njëri tjetrit dhe po shijojnë sukseset. /Insajderi.com