Loredana i kërkon falje publikisht Mozzikut: “Besoj ka ardh koha Hanës për m’ja bo një vlla”

Loredana i kërkon falje publikisht Mozzikut: “Besoj ka ardh koha Hanës për m’ja bo një vlla”

Reperja e njohur në Gjermani, Loredana Zefi dhe Mozzik kanë lansuar albumin e tyre të titulluar” No rich Parents”.

Albumi ka kohë  që është paralajmëruar dhe data e lansimit ishte një befasi për publikun.

Ai përmbanë 14 këngë dhe tashmë është në dispozicion në të gjitha platformat digjitale.

“Immer ëenn es regnet” (Sa herë që bie shi”) titullohet kënga e tyre e cila është shoqëruar edhe me videoklip ku dyshja shihen shumë të afërt me njëri-tjetrin ku në  një pjesë të këngës ata theksojnë se si do t’ia shpjegojnë të gjithën vajzës së tyre, Hanës.

Më tej, në një pjesë të kësaj kënge Mozzik thotë se ka ardhur koha që Hana të bëhet me një vëlla.

Por pas kësaj,  Loredana ka publikuar këtë postim në rrjetin e saj social ‘Instagram’ ku shkroi: ‘Më fal’ duke e përcjellë me një emjoi zemërthyer.

Ka mjaftuar kjo dhe në rrjet flitët për një kërkim falje të saj ndaj Mozzik.

Por, si qëndron vërteta vetëm ajo e din, por që ish-qifti ka kohë që i ka ndarë rugët./Insajderi.com