Loredana i quan të padrejta kritikat drejtuar asaj

Loredana i quan të padrejta kritikat drejtuar asaj

Nisi lëvizja në Twitter për të bojkotuar Loredanën, rrjetet e saj social u vërshuan nga komente negative dhe këngët e reja që po publikon nuk po priten mirë nga masa e gjerë e publikut zviceran – e gjitha kjo si pasojë e çështjes tani më të zgjidhur mes asaj dhe Petra Z. për akuzat e zhvatjes dhe mashtrimit.

Por e gjitha urrejtja që reperja ka marrë i duket e padrejtë.

Ajo gjithashtu u shkëput nga rrjetet sociale për t’u rikthyer pas 2 javësh. Në llogarinë e saj në Instagram, Loredana shprehet për herë të parë në lidhje me komentet e urrejtjes, duke publikuar një video, njofton Insajderi.

“Dhe për të gjithë ju që më pyesni: Loredana, a nuk lexon komentet e urrejtjes? Jo, nuk vras mendjen aspak”, thotë ajo në video.

“Nuk më intereson. Jam krenare që kam krijuar kaq shumë muzikë, dhe jam pjesë e një ekipi të mirë, me Miksu & Macloud, TwoSides, Abedin dhe të gjithë ata me të cilët punoj”.

“Jam tej mase e lumtur, është e panatyrshme. Nuk e di, e dua jetën time, adhuroj të qenit nënë. E adhuroj kohën që ndaj me vajzën time edhe pse mund të duket se nuk kaloj shumë kohë me të. Unë jam gati se gjithë kohës me të”.

“Edhe pse kam marrë shumë urrejtje këto ditë, ju betohem, nganjëherë është shumë e padrejtë. Por nuk më intereson, jam mësuar ta injoroj. Jam këtu për të krijuar muzikë, dhe nëse kemi shije të njëjtë, atëherë faleminderit që inkurajojmë njëri tjetrin dhe i gëzohemi muzikës së mirë”.

Loredana, pas rikthimit në rrjete sociale, njoftoi fansat që ajo ka gati një album të ri të titulluar, “Medusa” dhe që do të lansohet këtë fundvit, në dhjetor. /Insajderi.com