Ditën e djeshme përmes një postimi në rrjetin social “Instagram”, Mozzik lajmëroi fansat se ka një surprizë për ta, duke paralajmëruar projektin e tij më të ri muzikor, shkruan Insajderi.
“Dashni me Fotoshop”, shkroi reperi krahas imazhit të shkëputur nga klipi i këngës, ku shfaqet përkrah disa vajzave të cilën pritët ta lansoj më 9 korrik.
Ndërsa Loredana ka reaguar për këtë projekt që sipas saj do të jetë njëri nga hitet e verës.
“O Mozzik nalu me këto hite Kosovësss se lujta”, shkruan Loredana përkrah një postimi në Instagram.
Se fundi, Loredana dhe Mozzik janë duke qëndruar në Spanjë për përgatitjen e disa klipeve muzikore të cilat priten të lansohen shumë shpejtë.
Ata gjatë kësaj kohë janë duke postuar edhe pamje ku shihen shumë të lumtur krahë njëri-tjetrit./Insajderi.com