Loredana lë pas disa nga emrat më prominentë të muzikës

Loredana lë pas disa nga emrat më prominentë të muzikës

Ndër artistët më të diskutuara në trojet shqiptare dhe gjermano-folëse këtë cit padyshim ka qenë Loredana.

Akuzës së saj në prokurorinë e Luzernit i erdhi fundi kur ajo arriti një marrëveshje dhe pajtim me Petra Z, distancimi i saj nga rrjetet sociale, rikthimi i saj, paralajmërimi i një albumi të ri dhe dokumentari i ri i jetës së saj, bën që ajo të jetë kryefjala e mediave.

Së fundmi, platforma më e madhe e transmetimit të këngëve, Spotify nga analiza e të dhënave ka listuar reperen si artisten më të dëgjuar të vitit në Gjermani për zhanrin hip-hop duke lënë pas emra si Capital Bra, Samra dhe Juju.

Ndërkohë projektet më të dëgjuara të Loredanës kanë qenë mes të tjerave “Kein Wort”, “HANA” dhe “Labyrinth”, të gjitha pjesë e albumit të saj të ri, “Medusa” i cili do ët përmbyllë edhe vitin për reperen.

Ky lajm vjen pak kohë pasi ajo u nderua me çmimin “Artistja më e mirë zvicerane” për të dytën herë radhazi në “MTV EMA 2020”.

Në një tjetër postim në rrjetet sociale, Spotify shpalli Loredanën si “Artisten e vitit”, kjo për faktin se ajo është artistja më e dëgjuar momentalisht në Gjermani. /Insajderi.com